Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Walt Disney: “Moana 2” do të shfaqet në kinema gjatë këtij viti

Studioja gjigante e filmave të animuar, “Walt Diseny”, ka paralajmëruar se filmi i ri “Moana 2” do të shfaqet në kinema në muajin nëntor të këtij viti.

Lajmin e bëri të ditur shefi ekzekutiv i kompanisë, Bob Iger, përmes uebfaqes zyrtare të “Disenyt”.

“Moana mbetet një ndër franshizat më të popullarizuara dhe ne në Disney mezi po presim të ju japim më shumë rreth ngjarjes së Moanas dhe Mauit kur filmi ‘Moana2’ të shfaqet në teatro këtë nëntor”, ka thënë Iger.

Sipas kompanisë filmike “Disney”, filmi i ri “Moana 2” do ta marrë publikun në një “udhëtim” bashkë më Moanan, Mauin dhe pjesëtarët e rinj të shoqërisë së tyre, që duket të jenë krijesat e detit.

Bashkë ata do të kalojnë nëpër aventura të reja në Oqeani, nëpër rrugëtime të rrezikshme të cilat do të shfaqin guximin e pashoq të Moanas dhe shokëve për tu përballur me sfidat.

Filmi do të shfaqet në kinema më 27 nëntor.