Bëhuni gati për një ditë të paharrueshme. Me rastin e nisjes së transmetimit të animacionit më të fundit të “Disney”, “Vaiana 2”, të dielën, më datë 1 dhjetor, në kinematë Cineplexx dhe Cinestar, do të organizohet një fundjavë familjare, ku publiku i fëmijëve do të kalojë një kohë të paharrueshme.
Shumë prej jush e mbajnë mend disa vite më parë një film vizatimor të “Disney”-t me aventurë, që fliste për një heroinë, e cila, me kurajën dhe besnikërinë e saj ndaj komunitetit dhe mjedisit, e mahniti publikun. Shumë shpejt, filmi u bë shumë i famshëm dhe u nominua për dy çmime Oskar. Tani, tetë vjet pas krijimit të parë të filmit vizatimor, po vjen vazhdimi madhështor – “Vaiana 2”.
Një vajzë e hareshme dhe shoku i saj i pandashëm Mauji, nisen në një udhëtim tjetër plot aventura në ujërat e Polinezisë së largët. Një vajzë e vogël, bashkë me ekuipazhin e saj, nisen në kërkim të ishullit të humbur që dikur lidhej me oqeanin dhe u fsheh nga Perëndia xheloze e stuhive. Pas një thirrjeje të papritur nga paraardhësit, Vaiana niset në një aventurë krejt të ndryshme nga ato që kishte përjetuar më parë.
Këtë herë në rolin e Maujit, është aktori hollivudian Duejn Xhonson, i cili, nuk e mbajti dot të fshehtë kënaqësinë që luajti sërish rolin e një gjysmëperëndie dhe pas takimeve me fansat e “Disney”-t, ai bëri të ditur se personazhi i tij këndon këngë, por edhe që modeli i tij flokëve është fantastik. Xhonsoni nuk e fshehu entuziazmin e tij të madh për rekapitullimin, duke theksuar se është nder i madh për të që të ndajë me mbarë botën këngët, lojërat legjendare dhe traditat e Polinezisë, një kulture që ai vetë i përket.
Aktorja dhe këngëtarja amerikane me origjinë havaiane, Auli’i Kravaljo, luajti edhe këtë herë rolin e Vaianës.
*Artikull i sponsorizuar