Showbiz

Evansi paralajmëron fillimin e xhirimeve për filmin “The Gray Man”

Evansi paralajmëron fillimin e xhirimeve për filmin “The Gray Man”

Aktori, Chris Evans, ka paralajmëruar fillimin e xhirimeve për filmin “The Gray Man”, me regji të dyshes Joe dhe Anthony Russo, në janar të vitit të ardhshëm. Por kjo do të varet edhe prej situatës me pandeminë e koronavirusit.

Aktori i filmit “Avengers” do ta portretizojë në këtë projekt të “Netflix”-it, rolin e një djaloshi të keq. Ai megjithatë ka shtuar se nuk është ende i sigurt se si Hollywoodi do të vazhdojë projektet filmike me buxhet të madh, të cilat janë pezulluar si pasojë e pandemisë.