Në ditëlindjen e tij të 60-të aktori Antonio Banderas ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Përmes rrjeteve sociale ai ka thënë se ndjehet relativisht mirë, derisa këtë kohë në karantinë do ta shfrytëzojë për të pushuar e për të lexuar, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përshëndetje të gjithëve, dua ta bëj publike që sot, më 10 gusht, jam i detyruar të festoj ditëlindjen e 60-të në karantinë, pasi kam rezultuar pozitiv me COVID-19”, ka shkruar Banderas.
Tutje ai ka shtuar se, “do ta shfrytëzoj këtë kohë të izolimit që të lexoj, shkruaj, pushoj dhe të vazhdojë të bëjë plane që t’i jap kuptim viteve të 60-ta të cilat i pres me shumë entuziazëm. Një përqafim të madh të gjithëve”.