Showbiz

Madonna do t’i kthehet konglomeratit muzikor “Warner”

Mbretëresha e pop-muzikës, Madonna, do të bashkëpunojë sërish me kompaninë “Sire Records” të konglomeratit muzikor “Warner”, me të cilin kishte filluar karrierën.

Një burim i The Sun ka shpalosur detaje nga ky bashkëpunim, transmeton KOHA. 

Sipas tij, meqë Madonna është në përfundim të kontratës me “Interscope”, ajo tashmë është e lirë të zgjedhë bashkëpunëtorin dhe secili do të donte bashkëpunimin me të.

“Por Madonna vjen me një çmim të madh. Ajo mund të kërkojë para të mëdha dhe dëshiron të sigurohet se çfarëdo marrëveshje që arrin, të jetë gjë më e mirë për të dhe muzikën e saj”, ka thënë ky burim.

Këngëtarja do të vijë me një bashkëpunim muzikor me shqiptaren Dua Lipa dhe reperen, Missy Elliot.

Ky projekt pritet të lansohet më 14 gusht.