Showbiz

Shkrumbohet furgoni me të cilën udhëtonin Ermal Mamaqi, Inva Mula e VIP-a të tjerë, s’ka të lënduar

Shkrumbohet furgoni me të cilën udhëtonin Ermal Mamaqi, Inva Mula e VIP-a të tjerë, s’ka të lënduar

Shkrumbohet në afërsi të Tropojës makina, me të cilën udhëtonte Ermal Mamaqi, Inva Mula, Mirela Sula dhe disa personazhe të tjerë të njohur. Lajmin e ka bërë vetë publike në rrjetet sociale shkrimtarja Sula.

Sula tregon me video sesi furgoni me të cilin ata po udhëtonin ka marrë flakë në mes të rrugës. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi të gjithë mundën të dilnin në kohë nga mjeti. Shkrimtarja falënderon sopranon e njohur, e cila iu kishte bërë thirrje të gjithëve që të dilnin nga makina.