Showbiz

Meryl Streep, aktorja më e mirë dhe më e shpërblyer e Hollywoodit

Meryl Streep, aktorja më e mirë dhe më e shpërblyer e Hollywoodit

Në kuadër të rubrikës “Në Fokus” të edicionit të kaluar të emisionit “Nëpër Film”, u prezantua biografia e aktores ikonike, Meryl Streep.

Aktorja fituese e shumëfishtë e çmimit Oscar, është një prej yjeve më të famshëm të ekranit, e njohur për rolet në filma të ndryshëm si: “Sophie's Choice”, “The Devil Wears Prada”, “Mamma Mia!” dhe “Doubt”. Streep e filloi karrierën e saj në skenën e New Yorkut kah fundi i viteve ‘60 dhe u shfaq në disa produksione të Broadwayit. Duke qenë e aftë ta mahnitë publikun me aftësitë e aktrimit në drama, komedi e mjuziklla, aktorja shumë shpejt u shndërrua në një prej aktoreve më të mira të kësaj kohe, transmeton Koha.