Ylli televiziv, Kim Kardashian West, e cila i ka kaluar disa javë të vështira në qendër të vëmendjes së mediave botërore, si pasojë e shpërthimit emocional online të burrit të saj, Kanye West, i cili e turpëroi atë publikisht, ka udhëtuar drejt shtetit Wyoming për ta takuar bashkëshortin e saj, për herë të parë prej se ka ndodhur incidenti në fjalë.
Çifti është spikatur në veturë jashtë restorantit “Wendy’s”, derisa po bëheshin gati të kthehen në qytezën Cody, ku reperi i famshëm po qëndron në fermën e tij 14 milionë dollarësh, transmeton Koha.
Në fotografinë e siguruar nga “DailyMail.com”, Kim shfaqet e shqetësuar dhe e përlotur teksa diskuton me ylli 43-vjeçar të muzikës.
{gallery}
“Ajo ka vendosur të udhëtojë drejt Wyoming për të biseduar me të ballë për ballë. Ajo nuk dëshiron të injorohet më,” citohet të ketë thënë një burim i afërt i familjes Kardashian, për revistën “People”.
Ribashkimi i çiftit të famshëm të showbizit vjen pak kohë pas akuzave të Westit, i cili deklaroi se kishte dashur të shkurorëzohej nga bashkëshortja e tij, pasi ajo ishte takuar me Meek Millin në një dhomë të hotelit. Ai po ashtu e kishte sulmuar me fjalë ofenduese nënë e Kimit, Kris Jenner, si dhe në mënyrë histerike ka deklaruar që ai gati e kishte mbytur vajzën e tij North, kjo pasi çifti e kishte konsideruar abortin me ta kuptuar se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Reperi amerikan i cili i ka katër fëmijë me yllin e shout “Keeping with the Kardashians”, North, Saint, Chicago dhe Psalm, tashmë i ka kërkuar falje publike gruas së tij duke e pranuar se është penduar që ka folur publikisht për gjëra private të jetës së tyre.
Edhe
Kim Kardashian ka qenë shumë afër të “shpërthente” për sjelljen e Kanye Westit
“Dua t’i kërkoj falje gruas sime Kim për faktin se kam folur publikisht për diçka kaq private. Unë nuk e kam mbrojtur atë, sikur që më ka mbrojtur ajo mua. Kimit dua t’i them se e di që e kam lënduar. Të lutem më fal. Dhe faleminderit që je gjithmonë afër meje.”
Kanye nuk ka shpjeguar se për cilat komente saktësisht po kërkon falje.
Javën e kaluar, 39-vjeçarja Kim Kardashian e përshkroi bashkëshortin e saj si një person i jashtëzakonshëm por të komplikuar. Ajo po ashtu foli për herë të parë publikisht për çrregullimin bipolar nga i cili vuan Kanye Westi.