Showbiz

Hugh Jackman angazhohet në filmin e ri të Michael Mannit, “Ferrari”

 

Aktori 51-vjeçar, Hugh Jackman, është në bisedime e sipër për t’u angazhuar në rolin e Enzo Ferrarit, themeluesi i kompanisë ikonike të veturave italiane, në një projekt të ardhshëm biografik.

Regjisori Michael Mann e ka ripërpunuar skenarin e shkruar nga Troy Kennedy Martin dhe e ka bazuar tregimin e tij mbi librin biografik “Enzo Ferrari: The Man and the Machine”.