Showbiz

Katy Perry dhe Orlando Bloom shtyjnë datën e martesës

Katy Perry dhe Orlando Bloom shtyjnë datën e martesës

Çifti i njohur i showbizit, Katy Perry dhe Orlando Bloom, të cilët janë në pritje të fëmijës së parë së bashku, kishin planifikuar të martohen në fund të vitit 2019 por ishin detyruar ta shtyjnë dasmën e cila do të mbahej në Japoni, për verën e vitit 2020. Por, pandemia e koronavirusit ka bërë që kjo datë të pësojë sërish ndryshime.

E pyetur për planet e martesës, Perry citohet të ketë thënë: “Në vitin 2020 nuk ka më logjikë të planifikosh diçka, sepse shkaku i pandemisë planet po anulohen vazhdimisht. Ne thjeshtë duam ta sjellim në jetë një fëmijë të shëndoshë. Tani kemi arritur në një pikë ku duhet ta jetojmë jetën sot për nesër.”