Showbiz

Charlize Theron e emocionuar me idenë e realizimit të filmit të dytë “The Old Guard”

Aktorja 44-vjeçare e shquar për role në projekte të mëdha hollywoodiane, Charlize Theron, e cila së fundmi e ka portretizuar rolin e Andromache of Scythia, në filmin me superheronj “The Old Guard”, ka treguar se është e hapur ndaj idesë së realizimit të një vazhdimi të dytë të këtij projekti.

Për portalin “Total Film”, aktorja ka thënë: “Ne i kemi hyrë punës rreth këtij projekti, me mundësinë e realizimit të një vazhdimi të dytë të tij, dhe definititivisht është një ide e cila na entuziazmon tej mase.”

Regjirosja e filmit, Gina Prince-Bythewood, po ashtu është e gatshme për ta realizuar një vazhdim të dytë, si dhe tashmë ka filluar t’i ngacmoj fansat me detaje të cilët mund t’i presin nga filmi i ardhshëm, transmeton Koha.

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se film i propozuar do të bazohet në librat komik të, Greg Ruckas.

Ndërkohë, Theron në të kaluarën e ka bërë të ditur lajmin që para se t’i mbushte 16 vjet, asnjëherë nuk kishte pasur mundësi ta lexojë ndonjë libër komik.

Aktorja ka treguar që duke qenë se është rritur në Afrikën Jugore, nuk ka pasur shumë raste për të lexuar libra të tillë.