Reperi i njohur amerikan, Kanye West ka hequr nga koka kapelën e tij MAGA (Make Amerika Great Again).
Ky ishte rrëfimi i tij në intervistën katër orësh që ka bërë me revistën Forbes, e cila u botua të mërkurën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKanye që është kritikuar shumë për shkak të mbështetjes së tij për presidentin Donald Trump, ka thënë se e ka humbur tashmë besimin te kryekomandanti në fuqi.
“Mua më duket gjithçka një ngatërresë e madhe. Nuk më pëlqeu që ai u fsheh në bunker”, shtoi ai duke iu referuar raporteve në qershor ku Trump u zhvendos në një bunker për pak kohë pas protestave para Shtëpisë së Bardhë mbi padrejtësitë dhe brutalitetin e policisë.
I njëjti thotë se do të kandidojë për president, por që deri më tani nuk ka marrë ende asnjë hap konkret në këtë drejtim.