Reperi amerikan, Kanye West, ka njoftuar se do të kandidojë për president të SHBA-së, katër muaj para mbajtjes së zgjedhjeve.
21 herë fituesi i çmimit Grammy festoi Ditën e Pavarësisë së SHBA-së duke e dhënë këtë njoftim në Twitter, që është shoqëruar me reagime të ndryshme dhe dyshuese, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Tani duhet të përmbushim premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë. Po kandidoj për president të SHBA-së”, ka shkruar ai në Twitter.
Ai ka marrë edhe përkrahjen e themeluesit të Teslas, Elon Musk, i cili i është përgjigjur, “E ke mbështetjen time të plotë”.
Një gjë të tillë ai e kishte paralajmëruar edhe më herët, kur në nëntor të vitit të kaluar kishte thënë se po planifikon të kandidojë në vitin 2024.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ai ka paraqitur zyrtarisht kandidaturën e tij për president, por që ende ka kohë ta bëjë një gjë të tillë.
