Showbiz

Mozzik e Kida publikojnë këngën e re

Dyshja e njohur, Mozzik dhe Kida, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“PP” titullohet projekti që ribashkon dy këngëtarët e njohur kosovarë. “PP” është e ndarë në “Paranoja” dhe “Pishmon”, në një video të përbashkët.

Për tekstin e "Pishmon" është kujdesur vetë Mozzik, e për "Paranoja" ai është ndihmuar nga Nuk. Kënga është produkt i “Mixey Music”.