Robbie Williams ka zbuluar se së bashku me gruan e tij Ayhda Field ishin kërcënuar se do t’u hiqet koka, derisa po kryenin punë vullnetare në Haiti.
Këngëtari vizitoi këtë shtet në Karaibe me UNICEF-in në vitin 2010 pasi tërmetit që la 250.000 të vdekur dhe 1.5 milionë të pastrehë, shkruan revista MNE.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke përkujtuar incidentin e frikshëm për “Edge”, Williams ka thënë: “Në Haiti më kërcënuan se do të ma heqin kokën. Por, ne ishim atje për të ndihmuar”.
Williams më parë kishte folur për pasojat e tërmetit duke thënë: “Derisa po ecnim nëpër qytetin Jacmel ditën e parë, është e vështirë të shpjegohet me fjalë ndikimi i madh dhe shkatërrues që ka pasur tërmeti. Makinat ishin të shtypura, ndërsa ndërtesat e rrënuara në tërësi”.