Robbie Williams ka zbuluar se së bashku me gruan e tij Ayhda Field ishin kërcënuar se do t’u hiqet koka, derisa po kryenin punë vullnetare në Haiti.
Këngëtari vizitoi këtë shtet në Karaibe me UNICEF-in në vitin 2010 pasi tërmetit që la 250.000 të vdekur dhe 1.5 milionë të pastrehë, shkruan revista MNE.
Duke përkujtuar incidentin e frikshëm për “Edge”, Williams ka thënë: “Në Haiti më kërcënuan se do të ma heqin kokën. Por, ne ishim atje për të ndihmuar”.
Williams më parë kishte folur për pasojat e tërmetit duke thënë: “Derisa po ecnim nëpër qytetin Jacmel ditën e parë, është e vështirë të shpjegohet me fjalë ndikimi i madh dhe shkatërrues që ka pasur tërmeti. Makinat ishin të shtypura, ndërsa ndërtesat e rrënuara në tërësi”.
-
Robbie Williams zbulon frikën më të madhe për karrierën e tij
-
Tërmeti i fuqishëm në Rusi shkakton evakuime në Japoni e SHBA, alarm për cunami
-
Robbie Williams: Kërkesat për fotografi nga adhuruesit më shkaktojnë ankth
-
Robbie Williams flet hapur për rikthimin e problemeve të shëndetit mendor
-
Robbie Williams i shqetësuar pas thashethemeve se është homoseksual