Filmi ikonik “Bill & Ted” do të rikthehet në kinema me vazhdimin e dytë, më 21 gusht të këtij viti, dhe kompania e cila e bën distribuimin e këtij projekti, “Orion Pictures”, tashmë e ka publikuar trilerin e tij të parë.
30 vjet pas lansimit të filmit të parë me titull “Bill & Ted's Excellent Adventure”, i cili e shtjellonte historinë e dy tinejxherëve të hallakatur teksa udhëtojnë nëpër kohë për ta krijuar një raport përfundimtar të historisë, në vazhdimin e ri me titull “Bill & Ted Face the Music” aktorët Keanu Reeves dhe Alex Winter i përsërisin rolet e tyre, dhe kështu e nisin edhe një aventurë të re të udhëtimit në kohë.
Kësaj radhe ata duket se janë në kërkim të një kënge, të cilën ende nuk e kanë shkruar po që do të shërbejë për ta bashkuar botën. Dyshja udhëton në kohë në të ardhmen, për ta vjedhur këtë këngë nga vetvetja.
Regjinë e këtij vazhdimi të tretë e ka bërë regjisori i filmit “Galaxy Quest”, Dean Parisot, transmeton Koha.
Filmi i parë u lansua në vitin 1989 dhe përfshiu personazhe historike të tilla si: Napoleoni, Beethoveni dhe Socrates, ndërsa vazhdimi i dytë i tij ishte publikuar dy vjet më vonë, në vitin 1991, dhe titullohej “Bill & Ted’s Bogus Journey”.