Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Johnson dhe Blunt do të luajnë bashkë në një film të ri me superheronj

Një film me superheronj, ku luajnë Dwayne 'The Rock' Johnson dhe Emily Blunt, në rolin e një çifti kontradiktor të martuar, do të realizohet së shpejti nga Netflixi.

Projekti me titull “Ball and Chain” i ribashkon sërish në ekran të madh aktorët e filmit “Jungle Cruise”. Ata do ta portretizojnë një burrë dhe grua që janë në prag të shkurorëzimit, por atyre u jepen disa superfuqi të jashtëzakonshme të cilat funksionojnë vetëm kur ata janë së bashku.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke e përshkruar filmin në rrjetin social Instagram, ‘The Rock’ e quajti atë një projekt unik dhe shumë dinamik.

Filmi “Ball and Chain” është shkruar nga skenaristja e nominuar për “Oscar”, Emily V Gordon, më së miri e njohur për punën e saj në komedinë romantike të vitit 2017, “The Big Sick”. Ajo kishte qenë terapeute e çifteve para se të ndërronte karrierë dhe të futej në botën e Hollywoodit. Sipas aktorit Johnson, skenaristja Gordon e sjell eksperiencën e punës së saj të kaluar në këtë film.

48-vjeçari Johnson dhe 37-vjeçarja Blunt do të shfaqen së bashku në ekran të madh edhe në filmin e ri të studios “Disney”, “Jungle Cruise”, i cili do të fillojë së shfaquri nëpër kinema në korrik të vitit 2021. Data e lansimit të këtij projekti të shumëpritur ishte shtyrë për një vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.