Showbiz

Salma Hayek dëshiron të realizojë filma të bazuar në tregimet e vajzës së saj 12-vjeçare

Foto: Reuters

Ylli i filmit “Roads Not Taken”, Salma Hayek, e ka pranuar se vajza e saj 12-vjeçare, Valentina, të cilën e ka me bashkëshortin miliarder, Francois-Henri Pinault, dëshiron t’i ndjekë hapat e saj dhe të futet të industrinë e filmit.

Dhe aktorja e famshme latine, beson që vajza e saj e posedon talentin e duhur për të arritur sukses në Hollywood, si para ashtu edhe prapa kamerave, transmeton Koha.

“Ajo posedon talente të shumta. Ajo pikturon, shkruan tregime dhe dëshiron të xhirojë filma si regjisore dhe aktore. Nganjëherë kur i lexoj tregimet e saj, më vjen dëshira për t’i prodhuar në filma. Por ajo më thotë se do të bëjë një gjë të tillë vet, kur të rritet. Nuk e di çfarë e pret Valentinan në të ardhmen, por si duket ka opsione të shumta nga të cilat mund ta zgjedhë një karrierë,” citohet të ketë thënë Hayek, duke folur me krenari për vajzën e saj adoleshente.

Derisa ylli 53-vjeçar i kinematografisë është e bindur në aftësitë e vajzës së saj, megjithatë ajo brengoset rreth asaj se çfarë mund t’i ndodhë Valentinas kur të rritet, pasi ende do t’i duhet të ballafaqohet me barriera të shumta në jetën e saj.

“Valentina gjithmonë ka bërë çfarë ka dashur. Unë asnjëherë nuk e kam detyruar të bëjë diçka dhe kjo do të thotë se ende nuk ka mësuar si ta përballojë presionin, apo si t’i tejkalojë pengesat në jetë. Unë e di nga eksperiencat e mia që vetëm tejkalimi i disa vështirësive, mund të të qojë në drejtimin e duhur,” ka deklaruar tutje aktorja.

Sa i përket jetës së saj personale ylli i filmit “Frida”, Salma Hayek, tha se është e lumtur me çdo vendim që e ka marrë dhe nuk pendohet për asgjë.

{gallery}