Anna Calissoni Bulgari, një nga trashëgimtaret e dinastisë luksoze të stolive në Itali, ”Bvlgari”, vdiq në moshën 93 vjeçare, konfirmoi një zëdhënëse e familjes.
“Ajo vdiq të premten”, theksoi zëdhënësja e familjes nga Aprilia, një qytet në jug të Romës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnna Bulgari tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur ajo dhe Giorgio, djali i saj adoleshent, u rrëmbyen në 1983.
Ata u mbajtën për javë të tëra para se të liroheshin përkundrejt një shpërblimi.
“Rrëmbyesit prenë një pjesë të veshit të djalit dhe ia dërguan familjes së tij”, njoftuan mediet italiane.
Grupi luksoz francez, LVMH bleu “Bulgari”-n, një kompani tradicionale italiane, më 2011/DPA.