Ylli i filmit “Vicky Cristina Barcelona”, Penelope Cruz, e cila i ka dy fëmijë, Luna dhe Leo, me bashkëshortin Javier Bardem, e pranon se nuk i pëlqen të tërheqë vëmendje për dukjen e saj, dhe nuk preferon të mendojë shumë për paraqitjen fizike, transmeton Koha..
E pyetur se si ndihet kur e përshkruajnë si grua të bukur, aktorja tha: “Jorehat. Unë nuk e mendoj veten në këtë mënyrë.”
Por ylli 46-vjeçar i filmit e pranon se krahasur me kohën kur ka qenë e re, tani ndihet më mirë dhe me më shumë vetëbesim për dukjen e saj.
“Kur isha më e re nuk ndihesha shumë rehat me paraqitjen time fizike, por nuk jam rritur duke u fokusuar në këtë gjë. Sot, nuk do ta ndryshoja kurrë atë se si ndihem për veten, krahasuar me kohën kur isha 20-vjeçare. Atëkohë kisha pasiguri për disa gjëra që më vonë e kupton se nuk janë fare të rëndësishme,” ka shtuar tutje aktorja.
Penelope Cruz thotë se i vlerëson komplimentet që vijnë nga fëmijët e saj, më shumë se nga të tjerët, sepse e din që ata janë të sinqertë.
Aktorja e filmit “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides” mendon se shoqëria ende nuk e shfaq respektin e duhur për gratë, sepse ekzistojnë shumë tabu rreth temës së hormoneve dhe trupit të femrave.