Aktorja e famshme hollivudiane, Penelope Cruz, ka thënë se meditimi i ka ndihmuar asaj shumë për të larguar presionin dhe stresin.
Fituesja e çmimit “Oscar” e cila është nënë e dy fëmijëve, është shprehur se ajo kishte eksperimentuar me meditimin kur ishte adoleshente, mirëpo më vonë e kishte praktikuar në vazhdimësi, pasi i kishte ndihmuar që të largonte lodhjen e madhe fizike dhe psikike nga xhirimet e filmave.
“E kam praktikuar meditimin si adoleshente, më pas pauzova për një kohë, por pastaj bëra kurse të meditimit dhe vendosa që ta bëjë rregullisht”, ka thënë Cruz.
Ajo është gjatë gjithë kohës e zënë me një karrierë të stërngarkuar, prandaj ka deklaruar se dëshiron t’i kushtojë kohë fëmijëve dhe vetes.
Penelope e ka fituar çmimin “Oscar” në kategorinë “Best Supporting Actress” në vitin 2008, për rolin e saj në filmin e Woody Allen “Vicky, Cristina, Barcelona”.
-
Spanja nderon Penelope Cruzin për kontributin në kinematografi
-
Nicole Kidman: Preferoj të meditoj sesa të kaloj orë të tëra në telefon
-
Penelope Cruz mes të nominuarve në “Gotham Awards” për filmin “The Invite”
-
Tri zakone të mënyrës së të menduarit që mund të ndihmojnë në uljen e tensionit të gjakut
-
Penelope Cruz: Nuk do të kishte kuptim të mos flas për politikë