Showbiz

George dhe Amal Clooney i dhuruan 1 milion dollarë për të prekurit nga COVID-19

George dhe Amal Clooney i dhuruan 1 milion dollarë për të prekurit nga COVID-19

Çifti i njohur hollywoodian, George dhe Amal Clooney, të cilët janë prindër të binjakëve 2-vjeçar, Alexander dhe Ella, e kanë dhënë një kontribut domethënës prej 1 milion dollarësh për gjashtë organizata të ndryshme anembanë botës, transmeton Koha.

Fondacionet “The Motion Picture & Television Fund”, “SAG-AFTRA Fund” dhe “Mayor's Fund for Los Angeles”, do t’i pranojnë nga 250 mijë dollarë secila, derisa ylli i filmit “Burn After Reading” dhe bashkëshortja e tij avokate, i kanë dhuruar edhe 300 mijë dollarë për organizatat “NHS” në Britani të Madhe, “Lebanese Food Bank” dhe “Lombardo Italy Region” e cila i mbështet spitalet në Itali.