Showbiz

Taraji P. Henson i ka pezulluar planet për martesë

Foto: Reuters

Aktorja e famshme hollywoodiane, Taraji P. Henson, po planifikonte ta kurorëzojë lidhjen me të dashurin e saj, Kelvin Hayden, gjatë këtij viti, por tani dyshja është detyruar t’i pezullojë planet e martesës për shkak të pandemisë globale të koronavirusit.

Madje, ylli i filmit “Coffee and Kareem” para pak ditësh e ha humbur xhaxhanë e saj, nga komplikimet e shkaktuara nga COVID-19, transmeton Koha.

Duke folur për “Access Hollywood”, aktorja tha: “Po pauzoj nga përgatitjet e dasmës sepse kemi shumë gjëra për t’i konsideruar. Kjo pandemi na ka ndryshuar të gjithëve. Tani më duhet të mendoj për shëndetin e gjyshes sime e cila është 96-vjeçare, gjyshes së Kelvinit që është 86-vjeçare, si dhe gjithë anëtarëve tjerë të familjes të cilët janë në moshë më të shtyrë. Sapo e kam humbur xhaxhanë nga komplikimet e shkaktuara nga koronavirusi. Prandaj, konsideroj se duhet t’i pezullojmë planet e martesës dhe t’i mendojmë më mirë gjërat. Mendoj se njerëzimi do të ndryshojë përgjithmonë pas kalimit të kësaj pandemie.”

Aktorja 49-vjeçare gjithashtu tregoi se gjatë kësaj periudhe të vetizolimit i ka humbur disa kilogram, pavarësisht se kohën më të madhe po e kalojnë duke përgatitur ushqime.

Ndër të tjera, Henson e pranoi se po i mungon liria gjatë kësaj krize globale shëndetësore, dhe tha se mezi pret të ketë sërish mundësi për t’i përqafuar njerëzit.