Showbiz

Capital T sjell këngën e re “Je T’Aime”

Reperi nga Prishtina, Capital T ka publikuar këngën e tij më të re “Je T’Aime”.

Kjo këngë vjen për nder të 14 shkurtit, ditës së të dashuruarve, transmeton Koha.net.

Muzikën e kësaj kënge e ka bërë BoBeatz dhe Cano, derisa tekstin e ka shkruar vet reperi.

Incizimin dhe miksimin e ka bërë Rzon, derisa masterizimi është bërë nga Lorenc Alijaj.

“Je T’Aime” vjen me videoklip të punuar nga Imagine Films.