Showbiz

“Rocketman” do të shfaqet nëpër Britani të Madhe i shoqëruar nga një orkestër live

“Rocketman” do të shfaqet nëpër Britani të Madhe i shoqëruar nga një orkestër live
 

Filmi “Rocketman” do të prezantohet drejtpërdrejt në koncerte përreth Britanisë së Madhe dhe Irlandës, me një orkestër të plotë e cila i performon live këngët e shoqëruara nga pamjet e filmit.

“Rocketman” e rrëfen historinë e jetës së Elton Johnit dhe rrugëtimin e tij për t’u bërë një prej artistëve më të suksesshëm të skenës muzikore. Me regji të Dexter Fletcherit dhe skenar nga Lee Hall, filmi e sjellë aktorin e shpërblyer me disa çmime, Taron Egerton, në rolin e ikonës së muzikës John.