Showbiz

Pas triumfit të madh në “Grammy”, Billie Eilish e publikoi videoklipin e këngës “Everything I Wanted”

Pop ylli amerikan dhe fituesja kryesore e ceremonisë “Grammy”, Billie Eilish, e ka publikuar videoklipin e këngës së saj të re, “Everything I Wanted”, pikërisht në kohën kur i theu dy rekorde, duke u bërë artistja më e re në moshë që e ka shkruar dhe interpretuar kolonën zanore të filmit “James Bond”, dhe artistja më e re në moshë që ka triumfuar në kategorinë “Albumi më i mirë i vitit” në historinë e shpërblimeve “Grammy”, duke e mundur kështu pop yllin Taylor Swift, transmeton Koha.net.

Këngëtarja 18-vjeçare e muzikës që ishte nominuar në gjithsej 6 kategori, arriti të triumfoi në katër sosh, “Albumi më i mirë i vitit” për albumin debutues të incizuar në studio “When We All Fall Asleep, Where Do We Go”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Incizimi më i mirë i vitit” për këngën “Bad Guy” dhe “Artistja më e mirë e re”.

Projekti i saj i fundit me titull “Everything I Wanted”, e shpreh dashurinë mes vëllait dhe motrës. Videoklipi i këngës është realizuar nga vet këngëtarja dhe në këngë përfshihet edhe vëllai i saj dhe bashkëpunëtori i saj muzikor, Finneas O’Conell.

"Unë dhe vëllai im e kemi shkruar këtë këngë për njëri tjetrin dhe kam dashur ta krijoj një videoklip për këtë këngë, i cili e shfaq raportin tonë dhe faktin që pavarësisht se çfarë ndodhë, në do të jemi aty për njëri tjetrin. Ky është videoklipi i dytë që e kam realizuar vet. Kemi punuar shumë dhe me orë të tëra për të. Më pëlqen vërtetë shumë dhe shpresoj do t’iu pëlqej edhe juve,” ka deklaruar Eilish.

Eilish e ka shkruar dhe incizuar pjesën më të madhe të albumit të saj debutues, "When We Fall Asleep, Where Do We Go?", së bashku me vëllain e saj Finneas, në një dhomë të vogël gjumi në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

{gallery}