Basketbollisti që vdiq të dielën, Kobe Bryant është kujtuar në ndarjen e çmimeve Grammy nga Boys 2 Men.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve është udhëhequr nga Alicia Keys.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo tha që të gjithë të pranishmit janë të mërzitur nga tragjedia në të cilën përveç Bryantit, vdiq edhe vajza e tij 13 vjeçare dhe 7 persona të tjerë.
E me çmime vëmendjen më të madhe e ka marrë 18 vjeçarja, Billie Eilish e cila mori shumicën e çmimeve me këngë nga albumi When We all Fall Asleep, Where do we go?.. ku mori çmimin për album, këngë dhe çmimin e artistes më të re.
Kënga Higher nga Dj Khaled ka fituar çmimin e këngës më të mirë rap derisa albumi më i mirë në këtë kategori është IGOR nga Tyler the Creator.
Bashkëpunimi më i mirë duo është vlerësuar Old town road nga Lil Nas X dhe Billy Ray Cyrus.