Edicioni i 63-të i “Grammy Awards” është gati për të nisur. Ceremonia e cila do të transmetohet drejtpërdrejtë në CBS dhe Paramount + do të nis në ora 1:00 të natës. Për 3 orë e gjysmë sa pritet të zgjasë ceremonia do të shpërblen më të mirët e muzikës gjatë vitit 2020.
KOHA do të raportojë në kohë reale gjatë ceremonisë.
“Recording Academy” tashmë ka konfirmuar se edicioni i sivjetmë hibrid do të shënohet me performanca nga Bad Bunny, Black Pumas, Cardi B, BTS, Brandi Carlile, DaBaby, Doja Cat, Billie Eilish, Mickey Guyton, Haim, Brittany Howard, Miranda Lambert, Lil Baby, Dua Lipa, Chris Martin, John Mayer, Megan Thee Stallion, Maren Morris, Post Malone, Roddy Ricch, Harry Styles dhe Taylor Swift.
Këtë vit për nga nominimet dominon Beyoncé e cila garon në nëntë kategori, pastaj Dua Lipa, Ricch dhe Swift me nga gjashtë nominime dhe Howard me pesë. Në mesin e të nominuarëve të tjerë janë edhe John Beasley, Justin Bieber, Phoebe Bridgers, DaBaby, Eilish, David Frost dhe Megan Thee Stallion.Ajo është e nominuar për gjashtë çmime “Grammy”, përfshirë albumin e vitit, albumin më të mirë pop për “Future Nostalgia”, këngën dhe incizimin e vitit dhe performancën më të mirë pop për “Don’t Start Now” dhe performancën më të mirë pop si duo a grup për bashkëpunimin e saj me Balvin, Bad Bunny dhe Tainy, për këngën “Un Dia”.
KOHA do të publikojë emrat e fituesve gjatë kohës që do të mbahet ceremonia, në të cilën pritet të shpërblehet edhe Dua Lipa.
-
Të gjithë fituesit e “Grammy Awards 2026“
-
Sonte mbahet “Grammy Awards”, Kendric Lamar kryesor me nëntë nominime
-
Kendrick Lamar dhe Lady Gaga kryesojnë nominimet për çmimet “Grammy 2026”
-
Albumet që mund të nominohen për çmim “Grammy”
-
“The Pitt” kryeson me 25 nominime në “Emmy”, ndërsa “Hacks” vendos rekord mes komedive