Ish- e dashura e Rod Stewart pohon që i kishte kërkuar qira dhe ia kishte veshur të brendshmet

Ish- e dashura e Rod Stewart pohon që i kishte kërkuar qira dhe ia kishte veshur të brendshmet

22 January 2020 00:28

Britt Ekland ka folur për lidhjen e saj me Rod Stewart në vitet '70, duke zbuluar se rockeri i kërkoi asaj para për qira dhe zhvilloi një prirje për veshjen e të brendshmeve të saj prej sateni.

Aktorja e “The Man with the Golden Gun” ‘77 zbuloi se këngëtari i “Maggie May” e detyroi atë që të paguante për qëndrimin e saj me të derisa ishin në lidhje - pavarësisht se ai po shijonte vetë sukses masiv, shkruan KOHA Ditore.

Ajo tregoi për lidhjen e tyre, raporton “Daily Mirror” i Britanisë: "Më duhej t’i paguaja 100 dollarë në muaj për banesën kur po jetoja me të.

"Shkoja në shoping me të dhe e shikoja atë të blinte rroba nga Yves Saint Laurent por asgjë për mua", vazhdoi ajo. "Atij i pëlqente t’i vishte të brendshmet e mia. Ai vishte pantallona të gjerë nga sateni dhe i pëlqente mbathjet e vogla prej sateni. Rod në një rast ishte quajtur si shumë koprrac nga kitaristi i Rolling Stones dhe ish-anëtari i bendit Faces, Ronnie Wood, dhe madje tregoi se po i rimbushte shishet e pijeve të fëmijëve të tij për të kursyer para.

Britt dhe Rod ishin në lidhje nga viti 1975 deri në vitin 1977, ndërsa aktorja e pranoi se e ndërpreu romancën e tyre, sepse ylli muzikor e tradhtonte.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme