Në festivalin e sivjetshëm ndërkombëtar të filmit në Toronto (TIFF), një nga filmat që i mahniti kritikët është drama “Just Mercy”, e cila tani e ka edhe fragmentin e ri.
Ekipi i aktorëve udhëhiqet nga Michael B. Jordan, i cili është gjithashtu një nga producentët e filmit, ndërsa bëhet fjalë për historinë e vërtetë provokative për avokatin e ri Bryan Stevenson (Jordan) dhe luftën e tij për drejtësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRegjinë e filmit e bën Destin Daniel Cretton ndërsa filmi bazohet në librin autobiografik të Stevenson, “Just Mercy: A Story of Justice and Redemption”, i cili ka dalë në vitin 2014, shkruan KOHA Ditore. Në rolet e tjera përfshihen Rob Morgan, Tim Blake Nelson, Rafe Spall, O'Shea Jackson Jr. dhe Karan Kendrick.
“Just Mercy” mbërrin në kinematë e përzgjedhura amerikane për Krishtlindje, ndërsa distribuimi i rregullt është planifikuar për 17 janar 2020.