Showbiz

Bebe Rexha largohet nga Shqipëria: E lodhur, por zemra ime është plot

Bebe Rexha largohet nga Shqipëria: E lodhur, por zemra ime është plot

Bebe Rexha erdhi në Shqipëri dhe bëri të lumtura dy familje në Bubq, duke siguruar rindërtimin e shtëpive të tyre. Këngëtarja me famë botërore la turneun e saj dhe u nis direkt për në Shqipëri pas tragjedisë së madhe që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

Ajo vizitoi banesat e shkatërruara nga lëkundjet e forta dhe ngushëlloi çdo banor të Bubqit. Bebe tha para të gjithëve se pavarësisht se ka lindur në Amerikë ajo e ndjen veten shqiptare dhe ka gjak shqiptari.