Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Pussycat Dolls” kënduan pas dhjetë vjetësh

Pasi që u ndanë gati dhjetë vjet më parë, një prej bendeve më të njohura femërore, “The Pussycat Dolls”, është ribashkuar, gjë të cilën frontmenja Nicole Scherzinger (41), e konfirmoi zyrtarisht.

Performancën e parë pas ribashkimit ato e kishin në emisionin ‘X Factor’, në të cilin Nicole është gjithashtu anëtare e jurisë. Ishin shumë të ngazëllyera, ndërsa Scherzinger theksoi se ky është vetëm fillimi, shkruan Daily Mail.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ishte e shkëlqyeshme që përsëri të këndonim së bashku. Energjia nga publiku ishte e jashtëzakonshme dhe na shtyu tutje”, - tha frontmenja.

Kështu, Scherzinger u rikthye në skenë pas dhjetë vjetësh me Kimberly Wyatt (37), Ashley Roberts (38), Carmit Bachar (45) dhe Jessica Sutta (37).

“Çfarë energjie! Magji e pastër. Sikur nuk ka kaluar e gjithë ajo kohë. Është e pabesueshme të jesh përsëri në skenë me vajzat, në një nivel krejtësisht të ri”, - shtoi Carmit.

Vajzat shkëlqyen në skenë, ndërsa Nicole e mahniti publikun me një kombinim veshjesh, shkruan KOHA Ditore. Për rikthimin e saj madhështor në skenë ajo e kishte veshur kominoshe me dantellë që i theksonte linjat e saj, ndërsa pamjen e plotësoi me çizme dhe grim magjepsës.

Image

Ndër të tjera, Pussycat Dolls e planifikojnë një turne si pjesë e kthimit të tyre në skenën muzikore.

“Turneu do të jetë i madh dhe vajzat do t’i këndojnë hitet e tyre më të mëdha. Madje kanë përmendur edhe disa këngë të reja, por kjo nuk është konfirmuar”, – shkruajnë mediat e huaja. Koncertet më të mëdha do të jenë në Britani të Madhe, ndërsa të gjitha fillojnë vitin e ardhshëm.