Sandra Bullock së shpejti do të kthehet në Netflix. Pas suksesit të filmit “Bird Box”, aktorja do të luajë në adaptimin e filmit artistik “Unforgiven”, të bazuar në serialin tre-pjesësh britanik të vitit 2009.
Regjisori dhe skenaristi i filmit "Mission Impossible - Rogue Nation" Christopher McQuarrie e shkroi skenarin, ndërsa producentja gjermane filmike Nora Fingscheidt këtë herë do ta bëjë regjinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ky projekt është i afërt dhe i dashur për mua", shkroi McQuarrie në Twitter, duke shtuar se e kishte nderin që e dinte se ishte në "duar shumë të mira".
Ai shtoi edhe se e shkroi skicën e parë për "Unforgiven" pothuajse një dekadë më parë, shkruan CNN.
Filmi përqendrohet në ish të burgosurën e cila përpiqet ta rindërtojë jetën e saj pasi lirohet nga burgu, përcjell KOHA Ditore. Ajo është përballur me shoqërinë që nuk e lejon të përparojë.
Bird Box ishte bashkëpunimi i parë i Sandra Bullock me Netflixin, ndërsa ky projekt aktualisht është në fazën e zhvillimit si libër.