Showbiz

Post Malone në krye të top listave me javën e dytë të shitjeve më të larta brenda vitit

Reperi Post Malone e ka shënuar një arritje të dyfishtë transatlantike duke arritur në krye to top listës amerikane për albume me albumin e tij të ri “Hollywood’s Bleeding”.

Ylli i hitit Rockstar e arriti vendin e parë në Britani të Madhe të premten, ndërsa tani ai debutoi në krye të Billboard 200 me javën e dytë të shitjeve më të larta të vitit - 489,000 njësi ekuivalente të albumit.

Albumi gjithashtu i pati 365.4 milionë audio streaming për këtë javë - java kjo më e madhe e streamingut të një albumi në vitin 2019.

Hollywood’s Bleeding është albumi i dytë numër një i Post Malone – Beerbongs & Bentleys e arriti vendin e parë vitin e kaluar.

Albumi i Taylor Swift, “Lover”, e mban vendin e dytë, ndërsa Melanie Martinez debuton në vendin e tretë me K-12, shkruan KOHA Ditore.

“So Much Fun” nga “Young Thug” dhe “We Love You Tecca” nga Lil Tecca e përmbyllin top pesëshen, ndërsa numri një i javës së kaluar, “Fear Inoculim” nga “Tool” ka rënë në vendin e shtatë.

I vetmi debutim tjetër në top 10 është superbendi i muzikës country “The Highwomen”, albumi i parë i të cilit është në pozitën e 10.

Bendi i përfshinë edhe këngëtaret Brandi Carlile dhe Maren Morris.