Showbiz

Bashkëpunimet që pritet të ndezin këtë verë

Shumë artistë i kanë paralajmëruar projektet që pritet t’i lansojnë këtë verë. Ka dekada që janë në skenën muzikore, mirëpo këtë vit ata kanë gjetur më në fund kohë për të punuar në një projekt muzikor të përbashkët.

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, gjatë një interviste për emisionin “Express” në KTV, ka deklaruar se do ta realizojë një këngë me njërin nga ikonat e muzikës së lehtë shqiptare, Sabri Fejzullahun.

Vija melodike e kësaj kënge tashmë është e gatshme në studion muzikore të kompozitorit Florent Boshnjaku, ndërsa publikimi pritet të bëhet gjatë sezonit të verës.

Me një këngë të përbashkët, gjatë javëve në vazhdim, do të mund t’i shohim edhe Dhurata Dorën me reperin Lumi B.

Ishte këngëtarja Dora, e cila bëri të ditur përmes një fotografie në Instagram, se kënga e re do të publikohet së shpejti.

Kjo nuk është hera e parë që Dhurata Dora dhe Lumi B bashkëpunojnë në projektet muzikore.

Lumi B është autor i disa teksteve të këngëtares Dora.

Këngë bashkëpunuese është paralajmëruar se do të ketë edhe në mes të dy anëtarëve të labelit “On Records”, Baby G dhe reperit Fero, për të cilët është spekuluar se janë në një lidhje dashurie.

Që të dy e kanë mohuar një lidhje të tillë, ndërsa vazhdojnë të deklarohen në intervista se janë “single”.

Këto janë disa prej bashkëpunimeve të paralajmëruara, të cilat pritet të shndërrohen në hite gjatë sezonit të verës.