Pasi që shijoi pushimet verore, aktorja e Hollywoodit Charlize Theron ka filluar me xhirimet e vazhdimit të ri, të nëntë, të franshizës filmike Fast and Furious, ku do ta përsërisë rolin e saj si Cipher.
Aktorja ia ka dhuruar armatës së fansave të saj në Instagram fotot e para nga seti filmik në imixhin e ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë karrierës së saj të gjatë filmike, bukuroshja e Afrikës së Jugut shpesh ka eksperimentuar me modelet dhe ngjyrat e flokëve, por këtë herë ajo vendosi të shkojë një hap më tej, shkruan KOHA Ditore.
Pamjen më moderne të këtij modeli ikonik të flokëve nga fëmijëria Charlize e ka arritur me fije me ngjyrë mjalti, por për ndjekësit e saj në rrjetet sociale ende është e paqartë nëse bëhet fjalë vërtetë për flokët e saj apo thjesht ndonjë parukë e mirë për nevoja të filmit "Fast and Furious" i cili do të duhej të shfaqet në kinema nga maji i vitit të ardhshëm.