Showbiz

Tarantino dhe Peele: Çfarë kanë të përbashkët?

Filmi i fundit i Quentin Tarantino, “Once Upon a Time in Hollywood”, është vetëm filmi i dytë origjinal i vitit 2019 që e ka tejkaluar pragun prej 100 milionë dollarësh në kinematë amerikane.

Filmi i sapo-shfaqur është kryesisht fiktiv, megjithëse ndërthuret me njerëz të vërtetë në histori dhe i përdor vrasjet e Charles Manson si prapavijë.

Filmi horror i Jordan Peel, “Us”, është filmi i vetëm origjinal deri më tani këtë vit që i ka fituar më shumë se 100 milionë dollarë.

Të gjithë filmat e tjerë prej 100 milionë dollarësh janë vazhdime, spin-offe ose franshiza.

"Kjo është edhe më shumë dëshmi se Leonardo DiCaprio është ylli i fundit filmik i shkollës së vjetër që e kemi", shkroi Scott Mendelson në Forbes për suksesin e Once Upon a Time in Hollywood.

"Kjo është dëshmi edhe më e madhe se Quentin Tarantino është një regjisor i madh, veçanërisht kur ka yje të mëdhenj të filmave në përbërjen e tij."

Filmi më fitimprurës i këtij viti në kinematë e Amerikës së Veriut deri më tani është Avengers: Endgame, pasi që i ka fituar pothuajse 858 milionë dollarë deri më tani.

Rimejku i Disney, Lion King, është në vendin e dytë me 473 milionë dollarë. Pesë të parët përmbyllen nga Captain Marvel, Toy Story 4 dhe Spider-Man: Far From Home.

Një model i ngjashëm mbretëroi edhe në kinematë britanike dhe irlandeze vitin e kaluar, në të cilat mbizotëruan vazhdimet, spin-offet dhe franshizat, të udhëhequra nga Avengers: Infinity War, Mamma Mia! Here We Go Again dhe Incredibles 2.

Ndërkohë, suksesi i ri botëror i Lion King ka bërë që ai të bëhet filmi më i suksesshëm i animuar në histori - varësisht nga ajo nëse e klasifikoni atë si animacion.

Ai i ka fituar më shumë se 1.33 miliardë dollarë në të gjithë botën, duke e kapërcyer 1.28 miliardë dollarëshin e Frozen, sipas Box Office Mojo.

Disney e quan atë "film artistik" sepse duket realist, por regjisori Jon Favreau tha që kjo ishte "e keqinterpretuar" sepse shumica dërrmuese e filmit u bë duke përdorur animacion kompjuterik.

Favreau tha për BBC Click: "Disney madje i referohet atij si një film artistik, që është paksa e keqinterpretuar, por tonalisht e saktë sepse ne i kemi përdorur ato teknika, dhe shpresoj se do të ndjehet si diçka që është fotografuar në të vërtetë - edhe pse çdo xhirim, me përjashtim të njërës, është gjeneruar plotësisht në kompjuter dhe çdo performancë është e animuar”.

Image