Showbiz

Miley Cyrus e mahnitshme në skenën e “Sunny Hill”

“Sunny Hill Festival” mbrëmë ka sjell në Prishtinë një nga yjet më të mëdha të muzikës në botë, Miley Cyrusin.

Cyrus u ngjit në skenë pas mesnate për të dhënë një performancë mahnitëse para publikut kosovar përreth një orë, transmeton Koha.net.

Para se të fillonte performancën e saj Cyrus ka thënë se ndjehet shumë e lumtur që po performon në Sunny Hill, derisa ka pasur lëvdata për Dua Lipën.

“Është ëndërr të jem këtu. Jam shumë e lumtur që jam këngëtarja e parë ndërkombëtare në Sunny Hill Festival. Dua Lipa është një artiste e mrekullueshme”, është shprehur Cyrus.

Kujtojmë se Sunny Hill Festival do të vazhdojë edhe sonte e nesër në Parkun e Germisë, ku në mesin e yjeve të tjerë vendor e ndërkombëtarë do të performojnë edhe reperi Gashi dhe DJ britanik Calvin Harris.

{gallery}