Albumi bashkëpunues i Ed Sheeran arrin në majat e top-listave në SHBA

Albumi bashkëpunues i Ed Sheeran arrin në majat e top-listave në SHBA

22 July 2019 16:50

Albumi bashkëpunues i Ed Sheeran ka shënuar rritje të dyfishtë transatlantike pasi debutoi në top listat e SHBA-së.

Kompilacioni i titulluar “No. 6 Collaboration Project” ia solli Sheeran pozitën e parë për herë të tretë në top listën Billboard 200 pasi që debutoi me 173,000 shitje ekuivalente të albumeve në javën e parë.

Albumi, i cili përmban klipe me mysafirë nga Eminem, Justin Bieber, Bruno Mars, Travis Scott dhe Chris Stapleton, në mesin e të tjerëve, i kryesoi të premten top listat britanike, shkruan KOHA Ditore.

Image

Ish-numri një i Billie Eilish, When We Fall Asleep, Where Do We Go?, qëndron në pozitën e dytë në top listën e SHBA-ve, ndërsa albumi më i mirë i javës së kaluar, The Revenge of the Dreamers III, zbret në pozitën e tretë.

Albumi 7 i Lil Nas X dhe Indigo i Chris Brown e përmbyllin top pesëshen e re.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme