Ka pasur polemika të gjata nëse këngëtarja Dua Lipa është në lidhje apo jo me manekinin Anwar Hadid. Mirëpo së fundi ata vetë vendosën t’i heshtin të gjitha spekulimet.
Çifti i dashuruar u paraqit në koncertin e Lionel Richie në festivalin British Summertime në Hyde Park të Londrës, duke konfirmuar kështu thashethemet lidhur me lidhjen. Anëar është tre vjet më i ri se Dua dhe është vëllai i manekineve të njohura Bella dhe Gigi Hadid.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoInteresante është që lidhja mes Dua Lipës dhe Isaac Carew ishte ndërprerë pikërisht para një muaji, shkruan KOHA Ditore. Nuk dihet nëse Anwari ishte arsyeja e ndarjes së tyre.
Dua dhe Isaac ishin në lidhje 3 vite e gjysmë kur ishin ndarë në vitin 2017, por pa njëri-tjetrin qëndruan vetëm deri në fillim të vitit 2018. Gjashtë muaj pas pajtimit Isaac ishte kapur duke u përqafuar me një tjetër vajzë.
Për herë të fundit bashkë ishin parë në Met Gala në maj të këtij viti.