Showbiz

SHBA – Rusi “luftë” edhe për filma

SHBA – Rusi “luftë” edhe për filma
 

Seriali bazuar në shpërthimin e Çernobilit, fatkeqësia më e madhe bërthamore në botë, cilësohet si më i miri i vitit. Filmi “Chernobyl” është prodhuar nga kompania amerikane HBO dhe episodi i fundit i tij, mund të konsiderohet si më i frikshmi që kemi parë deri më tani, në përshkrimin sa më pranë realitetit për ngjarjen e rëndë të vitit 1986.

Por për rusët është e kundërta. Ata nuk janë të kënaqur me mënyrën si është trajtuar kjo katastrofë, pasi në film flitet kundër Bashkimit Sovjetik, për qëndrimin që mbajti ndaj incidentit bërthamor dhe për faktin se deklaroi që numri i viktimave ishte shumë i ulët krahasuar me atë real. Për këtë arsye, Rusia ka vendosur të kundërpërgjigjet. Katastrofa bërthamore do të trajtohet gjerësisht në një tjetër serial.