Këngëtarja me origjinë shqiptare e famë botërore, Rita Ora, është në mes të turneut të saj “Phoenix”.
Ajo në Instagram ka postuar disa fotografi dhe video nga koncerti të cilin e ka mbajtur të premten në “02 Arena” në Londër, ku përmes tyre ka falënderuar edhe adhuruesit e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOra thotë se me shkuarjen e saj në Londër ëndrrat iu bënë realitet, pasi që sipas saj, në Kosovë një gjë e tillë është e vështirë të arrihet.
“Durimi është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të kesh. Miqtë e mi më thonë që unë kam shumë për të thënë dhe unë e mbyllë gojën dhe këndoj, por për herë të parë në jetën time, jam e pafjalë. Të jesh prej nga atje nga jam unë, nga Kosova, është e vështirë që ëndrrat të bëhen realitet, por kur kam ardhur këtu i kam realizuar ëndrrat e mija dhe nuk e harroj këtë as për një sekondë, unë punoj shumë, por kjo është arsyeja pse, ajo çfarë thash mbrëmë, e kisha seriozisht. Adhuruesit e mi dua t’i falënderojë që më kanë qëndruar afër gjatë këtyre viteve, në rëniet dhe ngritjet e mija, në vështirësitë dhe fitoret e mija”, ka shkruar ajo.