Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ka bërë histori. Kënga e saj “Ktheju Tokës” me të cilën ajo fitoi Fest 57 në RTSH, është kualifikuar të enjten për në natën e tretë të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Tel Aviv.
Një natë më parë, këngëtarja Jonida Maliqi, performoi në skenën e madhe të ‘Eurovision” në Tel Aviv. Kënga e saj “Ktheju Tokës” arriti që të kualifikohej për në natën e tretë të Festivalit Europian të Këngës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot Jonida ka reaguar për herë të parë pas kësaj arritje, duke treguar emocionet që pati gjatë performancës dhe më pas, transmeton panorama.
Këngëtarja ka publikuar një video në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet momenti kur prezantuesit përmendin Shqipërinë që kalon në finale, dhe më pas Jonida Maliqin, e cila tregon emocionet e para.
Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë një himn dhe thirrje emigrantëve për të dashur vendet e tyre, u prit me ovacione dhe thirrje të fuqishme, kur u njoftua se Shqipëria u kualifikua.