Showbiz

Turner zbulon se faji i kujt është për gotën e “Starbucks”-it në “Game Of Thrones”

 

Aktorja përfundimisht ka zbuluar të vërtetën rreth gabimeve të vërejtura së fundi në serinë e famshme, derisa mori pjesë në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon.

24-vjeçarja pranoi se ajo nuk ishte përgjegjëse për gotën e “Starbucks”-it në njërën nga episodet e “Game Of Thrones”, e cila shkaktoi kritika nga shikuesit duke thënë se seria më e re e filmit nuk ishte punuar me kujdes.