Showbiz

Bebe Rexha tepër e frikësuar për ta rregulluar hundën

Bebe Rexha e ka një septum të devijuar, por është shumë e frikësuar t’i nënshtrohet operacionit që ta rregullojë hundën.

Këngëtarja thotë për numrin e ri të revistës “Health” se vazhdimisht ka probleme me sinuset dhe probleme të frymëmarrjes, por është e brengosur se operacioni mund të ndikojë në pamjen e saj.

"E kam një septum të devijuar dhe vazhdimisht kam infeksione të sinuseve dhe kam frikë që ta rregulloj atë", thotë ajo për revistën. "Kam frikë të hyj në operacion. Nuk dua ta prish hundën time!"

Por 29-vjeçarja këmbëngul se do ta rregullojë hundën e saj një ditë - dhe ndoshta edhe gjoksin e saj, shkruan KOHA Ditore.

"Nëse e bëj... Definitivisht do ta rrisë edhe gjoksin tim një ditë," shton ajo. "Nëse kjo më bën të ndihem më mirë dhe seksi? Unë them, bëj çfarë të duash".

Këngëtarja e “The Last Hurray” kohët e fundit foli për betejën e saj me shëndetin mendor, duke zbuluar se ajo është bipolare dhe tani gjithashtu e pranoi se ka luftuar me vetëbesimin e saj për vite me radhë pasi drejtorët e shtëpisë së saj diskografike i thanë të humbiste peshë.

"Kur e nënshkrova një nga marrëveshjet e mia, menaxherët e mi më thanë: ‘Je gati të hysh në ushtrime rigoroze për formën?’ Unë thashë: ‘Natyrisht! Çfarë do të thotë kjo?’ Ata më thanë se duhej t’i humbisja 9 kilogramë, dhe kjo disi më ngatërroi."

Image

Ky koment e dërgoi atë në terapi dhe tani Bebe po punon në atë që të ecë nëpër shtëpi e zhveshur - dhe po e shijon atë.

"Unë eci nëpër shtëpi vetëm në të brendshme dhe në jelekë", thotë Bebe. "Terapisti im më tha: ‘Duhet të ecësh lakuriq; kjo ndihmon'. Unë them: 'Nuk mund ta bëj ende këtë!’"