Aktori i njohur Johny Depp, i cili së fundmi ka probleme me divorcin nga ish-gruaja e tij, aktorja Amber Heard, tani ka një dashnore të re, valltaren ruse Polina Glen, 23-vjeçe, shkruan “Daily Mail”.
Glen që dy vjet jeton në Los Anxhelos, por me Deppin, 55-vjeç, është njohur vitin e kaluar në një aheng.
Mediumi britanik shkruan se, sipas një burimi, lidhja e tyre është aq serioze për valltaren e re që të shpërngulet në rezidencën e aktorit në Los Anxhelos.
Gjithashtu, Depp kërkon nga të gjithë mysafirët që e vizitojnë që të nënshkruajnë marrëveshje për fshehtësi, në mënyrë që ky lajm mos të dalë në publik./ksp

Artikuj të ngjashëm
-
E pengonte vëmendja e madhe: Edhe valltarja go-go e braktis Deppin
-
Johnny Depp nuk është në lidhje serioze me Yulia Vlasovan
-
Johny Depp e Jenna Ortega mohojnë thashethemet se janë në lidhje
-
Irina Shayk në lidhje dashurie me yllin e NBA-së
-
Pse lidhjet e yjeve me partnere shumë më të reja vazhdojnë të ngjallin debat?