Showbiz

Lansohet albumi i ri i Princet pas ndarjes nga jeta

Descriptive Text

Pas më shumë se tre vjetësh nga ndarja nga jeta e Princet, vjen lajmi për daljen e albumit të dytë të tij pas atij me titull “Piano & a Microphone 1983”, marrë nga arkivi i tij.

Më 7 qershor do dalë në platformën online Tidal, albumi “Original”, me 15 këngë të shkruara për artistë të tjerë, në versione të pa dëgjuara më parë, përveç këngës së famshme “Nothing Compares 2 U”, e bërë e njohur nga Sinead O’Connor, por e publikuar edhe nga autori i këngës. Më 21 qershor, vepra do publikohet edhe nga Warner Bros.


Mes këngëve të përzgjedhura, janë “Manic Mondays”, e cila u kthye në sukses nga grupi femëror “The Bangles”, kënga “The Glamorous Life” e “Noon Rendezvous”, të dhuruara për t’u kënduar nga Sheila E., nxënësja e Princet.

Lista e këngëve përfshin “Baby, You’re a Trip”, një tjetër vepër e interpretuar nga shoqja e tij e jetës dhe muzikës, Jill Jones./atsh