“Ky tregim nuk është treguar në mënyrën se si jemi mësuar t’i shikojmë filmat. Falë teknologjisë së pabesueshme të re digjitale, jo vetëm që më në fund mund ta shohim edhe Will Smithin e ri dhe të vjetër, të mishëruar së bashku në ekran, por këtë tregim mund ta përjetojmë edhe në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Është fati im që mund të eksperimentoj dhe t’i testoj kufijtë e asaj që mund të na ofrojë kinemaja e re digjitale.
Në këtë mënyrë mund të punoj me dy Will Smitha - njërin të sofistikuar, dhe tjetrin pafundësisht të sinqertë. Sipas mendimit tim, ky është Willi në edicionin e tij më të mirë, ndërsa kur ata të dy bashkohen, kjo është me të vërtetë magjike. Shpresoj sinqerisht që ky film do ta sjellë një përvojë krejtësisht të re për audiencat në mbarë botën”- tha regjisori Ang Lee.

“Gemini Man” është një aksion triler inovativ në të cilin Will Smith e luan Henry Broganin, vrasësin elitar, i cili papritur bëhet viktimë e një operativi të ri misterioz i cili me sa duket mund ta parashikojë çdo lëvizje të tij. Regjisori i filmit është fituesi i çmimit Oscar, Ang Lee, ndërsa producentë janë Jerry Bruckheimer, David Ellison, Dana Goldberg dhe Don Granger, shkruan KOHA Ditore.
Në film gjithashtu luajnë Mary Elizabeth Winstead, Clive Owen dhe Benedict Wong.