Showbiz

Nora dhe Era Istrefi publikojnë këngën e re

Është publikuar në Youtube videoklipi i Era dhe Nora Istrefit.

Dy motrat janë bashkuar për herë të parë për këngën “Nuk e di”.

Këngëtarja nga Kosova tashmë me renome botërore, Era Istrefi, ka kohë që ka paralajmëruar se do të sjellë një këngë të re në bashkëpunim me motrën e saj, po ashtu këngëtare e njohur, Nora Istrefi.